Nena Dashuri Agroturizëm lindi nga dashuria për familjen, traditën, dhe trashëgiminë e pasur të Dibrës. Udhëtimi ynë filloi në vitin 2008, kur vendosëm të përqafojmë tokën e paraardhësve tanë dhe ta kthejmë pasionin tonë për ushqimin tradicional në një biznes të qëndrueshëm.
Fillimisht, qëllimi ynë ishte i thjeshtë: të mbështesim familjen tonë dhe të ruajmë shijet autentike të rajonit tonë. Filluam duke bërë jufka shtëpie, një produkt karakteristik i Dibrës, duke ndjekur metodat tradicionale që janë trashëguar brez pas brezi. Dedikimi ndaj cilësisë dhe autenticitetit na bëri të njohur shpejt dhe ajo që nisi si një prodhim i vogël në shtëpi, mori shpejt një vëmendje të madhe përtej komunitetit tonë.
Me rritjen e kërkesës, zgjeruam opsionet tona, duke përfshirë trahana, reçel shtëpie, produkte qumështi dhe më shumë, të gjitha të bëra me përbërës lokalë. Kopshtet tona, të pasura me qershi, mollë, kumbulla dhe lajthi, na mundësuan të krijojmë produkte unike, duke mbetur besnikë ndaj angazhimit tonë për cilësinë dhe qëndrueshmërinë.
Në vitin 2018, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, ndamë vizionin tonë për të transformuar prodhimin tonë në një eksperiencë autentike agroturizmi, ku vizitorët mund të shijonin jo vetëm ushqimet tradicionale, por edhe të dëshmonin përgatitjen e tyre. Kjo ëndërr u bë realitet dhe me mbështetjen e qeverisë, për të zhvilluar më tej Agroturizmin “Nëna Dashuri”, destinacionin e parë agroturistik në Peshkopi.
Pas një viti e gjysmë dedikimi dhe punë të palodhur, dyert tona u hapën zyrtarisht më 30 dhjetor 2019.
Tek Nëna Dashuri Agroturizëm, ofrojmë më shumë se vetëm ushqim- ofrojmë një eksperiencë. Vizitorët tanë mund të shijojnë:
Ne jemi krenarë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Dibrës, ndërkohë që kontribuojmë në ekonominë lokale duke krijuar vende pune dhe duke mbështetur fermerët vendas.